Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se një 85-vjeçare nga Shkodra është shëruar nga korona virusi.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”, ja ka dalë të shërohet.

“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga #COVID19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit #COVID2 ✅

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes?? ?10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë”, shkruan Manastirliu.