Qeveria ka miratuar dhënien e shpërblimit prej 55 mijë lekësh të rinj për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike.
Në vendimin e miratuar sot në mbledhjen e qeverisë thuhet se këtë shumë e përfitojnë ato institucione që janë nën administrimin e Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID19
Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave