Një buqete me lule dhe një falenderim për kontributin e tij të gjatë artisik. Ishte kjo nisma e të rinjve të forumit rinor të partisë demokratike, që sëbashku me mjeshtrën e madhe Mukades Çanga, vendosen t’i bëjnë një vizitë surprizë në shtëpi, artistit 85 vjeçar Gjokë Vata, ne 6 Maj, diten e luleve, festes se Shkodres

Falenderimin të rinjve dhe koleges Çanga ja ktheu me këngë, nën tingujt e kitares, si dhe i shoqeruar nga vajza e tij Venona Vata

Artisti Vata ka këtë mesazh për bashkëqytetarët e tij dhe shqiptarët.

Mjeshtria e madhe Mukades Çanga ndjehet e emocionuar që gjendet mes një familje artistësh si ajo Vata.

Nisma e të rinjve të FRPD tregon se Shkodra di te ruaje dhe vleresoje traditat e bukura qe ka.

Qyteti do ta kishte festë sot, por situata nga koronavirusi na e pamundësoi ditën e luleve, ashtu siç na ka penguar në gjithë këtë kohë të kemi aktivitetin e përditshëm normal.Por ne vendosëm të mos e lëmë në harresë 6 Majin dhe ku kishte më bukur se të vizitonim me të rinjtë e forumit rinorë dhe mjeshtrën e madhe Mukades Çanga, një prej këngëtarëve më të vjetër të Shkodrës, atë që me kitaren e tij i këndoi aq bukur Lules së Majit, Gjokë Vaten.Mirënjohje pa fund për artistin që i dha në çdo kohë ngrohtësi me zërin e tij qytetit dhe zemrave të shkodranëve.Është kaq bukur kur këto figura të nderuara të hapin derën dhe zemrën, të falenderojnë për dicka kaq simbolike që ne vendosëm ta bëjmë duke i thënë me zemër #Faleminderit atij, për gjithçka ka bërë për të ruajtur traditat e bukura të Shkodrës tonë.Gëzuar 6 Majin të gjithëve e me shpresën që ashtu si ripërtëritja qeë pëson natyra, të ripërtërihen zemrat tona dhe jeta në Shkodrën e dashur!

Posted by Arvit Bushati on Wednesday, May 6, 2020