Fshati Shishtavec në Kukës sot është zbardhur nga dëbora edhe pse jemi në stinen e pranveres.
Rënia e temperaturave në të gjithë territorin ka bërë që kjo zonë në veri të vendit të rikthejë borën në fillim të muajit maj.
Nga ana tjetër në zonat bregdetare ka nisur frekuentimi i plazheve, pavarësisht se kjo është e ndaluar deri në një urdhër të dytë të autoriteteve për shkak të pandemisë së koronavirusit.