Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un vazhdon të turbullojë ujërat në të gjithë mediat ndërkombëtare. Së fundmi, por pretendohet se personi që është rishfaqur në publik pas kaq shumë thashethemesh se diktatori ka ndërruar jetë, nuk është vërtetë Kim Jong Un, por sozia e tij.

Media shtetërore e Koresë së Veriut transmetoi imazhet e Kim në një ceremoni ku preu shiritin e një fabrike plehrash të premten e kaluar në periferi të Phenianit, por teoricienët në rrjet këmbëngulin se ai nuk është vërtetë lideri suprem.

Ata kanë qenë shumë të vëmendshëm ndaj detajeve dhe kanë vënë re si veshët dhe dhëmbët e Kim Jong Un, nuk janë të njëjta me atë që doli në ceremoninë e mbajtur para pak ditësh. Një prej këtyre teoricienëve ka qenë edhe saj ish-deputetja Louise Mensch.

“Nuk është i njëjti person. Këto dy foto nuk tregojnë të njëjtin person,”- shkruhet në postim në Twitter.

Sipas mediave ndërkombëtare, Kim Jong Un, mund të jetë duke praktikuar traditën e autokratëve, siç ka bërë edhe Adolf Hitler, Joseph Stalin dhe Saddam Hussein, duke nxjerrë sozinë në disa dalje publike. Nga ana tjetër, mediat koreane shkruajnë se foott me ndryhsime janë thejshtë një fotoshop, dhe se personi që është rikthyer në publik është vërtet lideri i Koresë së Veriut.