Një 31 vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia Italiane pasi ka përdorur kartën e kreditit të një të moshuare që ndëroi jetë për shkak të koronavirusit. Duke përfituar nga vd.ekja e 71 vjeçares, e reja mori kartën e saj të krediti dhe tërhoqi rreth 10 mijë euro.

Sipas hetuesve, e reja kishte marrë premtimin nga e moshuara se do ti jepte hua mbi dhjetë mijë euro me të cilën do të paguante një borxh të mëparshëm në bankë. Por pasi e moshuara ishte shtruar në spitalin e Bolognas për koronavirus, dhe bashkë me të, të gjithë të afërmit e saj, e reja ka marrë vetë kartën e bankës dhe ka tërhequr paratë.

Hetimet filluan vetëm kur disa të afërm të gruas së moshuar zbuluan se nga llogaria e saj bankare ishte tërhequr një shumë e madhe parash, disa ditë pasi ajo kishte ndërruar jetë. Me pas e gjithë ngjarja është zbuluar nga kamerat e sigursë së ATM. Një pjesë e parave janë rikuperuar dhe do ti kthehen të afërmve të vik.timës.