Indinjata dhe zemërimi i shqiptarëve me qeverinë e drejtuar nga “Rilindja” duket se ka shkuar aty ku s’mban më.

Kjo indinjatë sa vjen e shtohet nga dita në ditë, pasi politikat e ndjekura nga sekti “Rilindja” dhe mekanizmi i propagandës po bëhen gjithnjë e më të pështira, më të egra, më të neveritshme, dhe mbi të gjitha po i përafrohet më tepër një ‘diktature’, veçanërisht këto ditë karantinimi.

Përballë një situate të tillë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e njohur ndryshe si simbol i rezistencës ndaj “Rilindjes”, ka ndërmarrë nismën për zhvillimin e një proteste.

Sipas AMT, tubimi pritet të zhvillohet në shesin “Skënderbej”, më 7 maj, duke nisur nga ora 12:00.

AMT sqaron se motivi i kësaj proteste do të jetë kundër ‘diktaturës’, ‘famimentimit ekonomik’ dhe burgut shtëpiak’ gjatë pandemisë Covid-19.

Në thirrjen drejtuar qytetarëve, sqarohet se pjesëmarrësve do u kërkohet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancimin social.