Mbrëmjen e sotme, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është në një lidhje live me emisionin “Zonë e Lirë”
“Po sikur mos të ketë zgjedhje fare në 2021?” ka qenë pyetja që Arian Çani i ka bërë ministres.
“Do shpresonim shumë disa që mos të kishte se do i iknin përgjegjësive, por do ketë. Është e sigurtë” tha Spiropali. “Në SHBA tani po zhvillohen zgjedhjet primare siç mund ta dini. Shtetet i kanë shtyrë, pyetëm mjekun Pipero nëse sugjerohet nga ana shëndetësore të zhvilloheshin këtë qershor zgjedhjet dhe tha se nuk është e rekomandueshme.
Unë shpresoj shumë që kontrata jonë sociale mos të thyhet nga kjo pandemi. Besoj se jemi në rrugë të mbarë, jo për ta mposhtur se s’mund t’ja bëjmë qejfin vetes për të patur pushtet absolut mbi këtë pandemi. Situata këtu është nën kontroll, po të ishin zgjedhjet muajin tjetër mund të shqyrtoheshin shtyrja e zgjedhjeve” ka qenë përgjigjia e Spiropalit.