Tashmë ata janë çifti më i komentuar i showbizit dhe postimet për ta marrin gjithmonë vëmendje. Flasim për aktoren Rudina Dembacaj dhe ish-deputetin Mark Frroku.
Rudina poston herë pas herë në rrjetet sociale rreth jetës së saj private dhe si po i kalon këto ditë me Markun. Postimi më i fundit i saj lind dyshime se çifti mund të jetë fejuar.
Ajo ka postuar në foto një unazë me gur të vendosur në gishtin e fejesës. Mbetet që vetë çifti ta konfirmoj këtë gjë.