Arrestohen 3 autorët e dyshuar të grabitjes së banesës në fshatin Qinam të Tiranës ndodhur mbrëmjen e 30 prillit 2020
Të arrestuarit janë J.A, 29 vjeç i cili konsiderohet dhe si organizator i vjedhjes, banor i fshatit Grezë dhe Vëllezërit N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.
Drejtori i Policise se Tiranes, Rebani Jaupi doli ne nje njoftim per median per te bere publike rezultatet e operacionit.