Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka vijuar takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në javën e fundit, Rama zhvilloi dje një axhendë të ngjeshur takimesh në Shkodër e Lezhë.

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri informoi se takimet do të vijojnë në qytetet Pogradec, Korçë dhe Devoll.

“Me falënderimin për mikpritjen nga Shkodra dhe Lezha e duke ju ftuar të shihemi sot në Pogradec, Korçë dhe Devoll, “, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau edhe fotoalbumin nga takimet e djeshme.

Rëndësia e bashkimit përtej së majtës dhe të djathtës për Shqipërinë në Bashkimin Europian ishte sërish apeli i Kryeministrit në këto takime elektorale. Rama kërkoi votën për PS-në që shqiptarët të marrin pasaportën europiane.

“Nëse ne nuk do të kishim bërë këto që kemi bërë dhe Shqipëria do të ishte 25% e ngjashme me si e përshkruan ‘këneta’, ne nuk do ishim dot sot në tryezë me BE për të negociuar anëtarësimin”, tha Rama nga Shkodra.