Një i moshuar, i identifikuar si Leopold Shkreli shkon çdo ditë pranë shtatores së “Nënë Terezës” në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai çon lule me qëllim që të mbajë gjallë thirrjen e Nënë Terezës për të dhuruar më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj të varfërve.

Edhe në këto ditë të vrenjtura, Shkreli nuk heziton që të dalë për të çuar lule të freskëta pranë shtatores.

https://www.facebook.com/KatedraljaRreshenit/videos/3017590085134049/?v=3017590085134049