Ekipi i emisionit Shqiptarët për shqiptarët udhëtoi në Naraç të Vaut të Dejës. Në ndërtesën 200 vjeçare jeton familja Lleshi, varfëria e të cilëve ka arritur kulmin dhe banesa rrezikon ti zere brenda një ditë
Në këtë ndërtesë dy shekullore jeton nënë Bardha 62 vjeç, Emanuela 34 vjeç me dy fëmijët e saj jetimë Albis dhe Enxhin.
Të rrisësh fëmijë jetimë është shumë e vështirë. Mua më ka vdekur burri ka 17 vjet. Më la tre vajza më e madhja është Emanuela. Në sera kam punuar para 3 vitesh. Vajzës i vdiq burri, Zot na ruajti mend e kokës. Nga halli u detyrova i thashë eja moj bijë, do vdesim të gjithë së bashku. Unë kam shumë frikë se shtëpia do na zejë brenda. Bukë thatë të hamë, por vetëm çatia mos të më zejë fëmijët brenda. As bagëtia nuk jeton në një shtëpi si ne. Më të mira i kanë bagëtitë ku rinë sesa ne këtu, thotë nënë Bardha
Ndërsa e bija e saj Emanuela tregon vështirësitë e saj pasi bashkëshorti i ka ndërruar jetë duke i lënë dy fëmijë jetimë.
Bashkëshorti im u nda nga jeta, i rris vetëm dy fëmijët. Nuk kishim mundësi për të rritur fëmijët e vetme erdha tek mami. Në atë kohë as ujë të pijshëm nuk kemi pasur, kemi mbushur ujë në burim.
Burrin e humba para dy vitesh, iku i ri. 37 vjeç. Një mëngjes e thirra por nuk mu përgjigj. E dërguam në spital por ai ndërroi jetë. Vazhdova me fëmijët jetën, isha pa punë, nuk kisha ushqim për ta, shtëpia po na bie, shiu na futet brenda shprehet Emanuela.