Instituti i mjekësisë ligjore ndërpret ekzaminimet për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Shkak për këtë ndërprerje mësohet se është bërë kthimi i spitalit të burgosurve në një spital Covid.

Kështu në spitalin e burgu do të marrin trajtim vetëm të infektuarit me koronavirus. Numri në total i të infektuarve me koronavirus në burgje ka shkuar në 17

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Aktulisht në vendtin tonë janë infektuar 773 persona dhe kanë humburjetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja.

Harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin të tyre në 470. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID2 janë 5 të tjerë.