Nesër, në 1 Maj për ditën e punëtorëve, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme, që do të thotë të gjithë ata punonjësit do të mund të shkojnë në punë me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ka bërë me dije e pasditen e kësaj të enjteje do të bëhen publike të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.
“Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Rama.