Një grup me mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë vendosur që të ‘harbohen’ në ditët e fundit të tyre të misionit, për të cilin u nisën drejt Italisë, luftaj ndaj Covid-19. Mediat italianE shkruajnë se pronari i hotelit në Brescia, ku ishin vendosur mjekët dhe infermierët shqiptarë, ka telefonuar policinë pasi ka dëgjuar muzikë dhe zhurma të ndryshmë në katin ku po qëndronin shqiptarët.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe u ka prerë mjekëve festën në mes, duke ua lënë dhe birrat përgjysëm dhe që të gjithë janë gjobitur me nga 500 euro secili.

Sot, grupi i specialistëve do të duhet të kthehen në atdhe, por tashmë dikush duhet të përgjigjet për këtë ngjarje dhe mbetemi në pritje të vijimësisë së udhëtimit të mjekëve shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se një nga mjekët është përgjigjur keq në momëntin që policia u ka shkuar në hotel, dhe i ka gjetur të gjithë të mbledhur në një dhomë, duke shtuar kështu edhe ankesën e pronarit të hotelit, për rezistencë dhe zemërim.

“Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të” tha Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d’Italia në komunën e Brescia, i cili këtë mëngjes merrej me ankesën për dhjetë personat nga ekipi shëndetësor shqiptar, i befasuar mnga ngjarja e ndodhur.

“Këta njerëz mbërritën në Itali me mandatin e kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta me spitalet e mbledhura nga Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një ankesë për zemërim dhe nëntë gjoba prej 500 eurosh. Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi mbrëmë në hotel dhe nëse se kush e kreu këtë ngjarje, kush e mori iniciativën të shkelte rregullat. Çështje do të diskutohet në Parlament” shton Natali.