Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës ku për pasojë një fëmijë është dërguar në spital.

Burime bëjnë me dije se një autojmet ka qenë duke ecur në rrugë teksa ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç i cili ka qenë duke kaluar me biçikletë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është punonjës policie

Fëmija emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë plagë të rënda në trup