Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv me koronavirus raportojnë mediat vendase. Mësohet se postin do ta mbaje zv.kryeministri deri në shërimin e tij, ndërsa për sëmundjen e tij është njoftuar edhe Presidenti Vladimir Putin.
Mishustin, 54 vjeç, i cili u emërua kryeministër në janar, ka luajtur një rol kryesor në reagimin e Rusisë ndaj pandemisë koronavirus. Tani ai është duke u izoluar dhe përkohësisht është larguar nga puna e tij si kryeministër. Putini nënshkroi një dekret për të emëruar Zëvendës Kryeministrin e Parë Andrei Belousov si ushtrues detyre të kryeministrit, transmeton kanali televiziv shtetwror Rossiya 24 .
“Unë duhet të vëzhgoj izolimin dhe të ndjek urdhërat e mjekëve. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur kolegët e mi,” i tha ai Putin gjatë një video-konference, duke premtuar se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm “për të gjitha çështjet kryesore”.
Gjatë takimit online, Putin tha se ajo që ndodhi me Mishustin mund të ndodhte me këdo. Putini më pas i kërkoi Mishustin ta mbante me informacione nga spitali. Diagnostifikimi i Mishustin vjen pasi numri i infeksioneve me koronavirus në Rusi tejkaloi 100,000 në një rritje rekord një-ditore.
Putini filloi të punojë nga distanca në fillim të muajit prill, një javë pasi vizitoi spitalin kryesor koronavirus të Rusisë në Moskë, mjeku kryesor i të cilit testoi pozitiv për virusin vdekjeprurës menjëherë pas vizitës së presidentit.
Sipas një raporti nga dega hetimore Proekt e botuar në fillim të kësaj jave, anëtarët e kabinetit dhe stafi që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me Mishustin testohen rregullisht për Covid-19. Punonjësve të tjerë u kërkohet të veshin maska për fytyrën.
Ky është rasti i dytë në rang kryeministrash që infektohen nga koronavirusi pas atij të Anglisë, Boris Johnson