Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama është justifikuar pse i komunikon vendimet qeveritare përmes “facebook-“ut, teksa tha se askush nuk detyron askënd për ta ndjekur.
Më tej ai Rama gjatë gjithë komunikimit të tij, ka folur vetyëm çfarë thonë të tjerët dhe si përgjigjet ai, dhe më e rëndësishmja ndër të gjitha ishte ripërsëritja e deklaratës se koronavirusi është vdekjeprurës dhe nuk ka ikur akoma.
“Duhet të dalim me kokën lart para një sfide mbare botërorë. Lexoj pyetje, e mallkime e dokrraa. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna. E keni me mua? S’ka asnjë problem, pra vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. ‘Vendi me një numër më pak të vdekurish’. ‘Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve’. ‘Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve, Shqipëria’. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim?!
Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë ‘dërrasë të kalbur’. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. “Jo po pse oraret kështu, jo po pse nuk dalin pensionistet. Po pse të dalin nënat me fëmijë. Jo po pse e shtuna e mbyllur, pse e hapur!!”. Hyp se të vrara, zbrit se të vrava. Apo ca të tjerë, që thonë “pse komunikimi me FB?!” A thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur. “Jo po pse nuk përgjigjesh o komunist, o legen pa dinejman, o sulltan. Se populli po vdes”.
Ore jeni në vete, apo i keni lëshuar pëllumbat. Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi 3 rezultatet kryesore të kësaj lufte, numrin e shtretërve, vdekjeve, dhe pacientët e intubuar, mes jetës dhe vdekjes, por kjo s’na bën të pranojmë se virusi ka ikur. Ai është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se sa vendet e tjera.”, tha Rama.
Ai u shpreh se ai është i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse do t’i thonin se CoVid-19 do të largohej.
“Ju siguroj që po të më thonin sot ik nga kjo zyrë, mos u merr kurrë me politikë sepse po ike ti Covidi do iki nesër, sot unë do isha duke ju dhënë lamtumirën me lumturinë më të madhe. Unë po bëjë më të mirë time dhe falë një skuadre që shajeni sa të doni përgojojeni sa të doni, por po bën më të mirën e vet. Sot Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme në këtë luftë. Ju lutem të mos e bëjmë si lopa