Gazetari Artan Hoxha duke komentuar aktualitetin e krijuar në vend pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, shkruan se “biznesi i krimit” brenda 48 orësh, u kthye në “detyrë” me kapacitet të plotë.
Hoxha shkruan se me moton, “korr, godit dhe largohu pa gjurmë” sipërmarrësit e këtij biznesi, që nuk kane nevojë të përfitojne nga paketa e luftës, ndërkoh që i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj që të mos shqetësohen.
“Biznesi” i krimit, brenda 48 oresh, u kthye ne “detyre” me kapacitet te plote, nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim, nga toka ne det…
Me moton, “korr, godit dhe largohu pa gjurme” sipermarresit e ketij biznesi, qe nuk kane nevoje te perfitojne nga paketa e luftes, Rama-Ahmetaj, e kane nisur luften vet, me efikasitet te larte dhe pa dificite ne realizimin e planit
Ne keto kushte, zoti kryeminister dhe zoti minister i luftes, kujdesuni te rregulloni situaten ne bizneset e tjera