Pas publikimit te investigimit ne emision Boom, ka ardhur edhe reagimi i PD Vau Dejes. Sekretari i PD Vau Dejes, Gentian Ndoj ne nje reagim ne rrjetet sociale, ka deklaruar se kjo eshte fytyra e vertete e rilindjes dhe drejtimit qe sot ka Bashkia Vau Dejes.

Statusi i plote

Edhe një herë më shumë rilindja shfaqet me fytyrën e saj të vërtetë, me fytyrën e hajdutit, të mashtruesit, të fallsifikuesit dhe shkelësit të Ligjit! Me prova dhe fakte, me zë dhe figurë, materiali i publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Boom” ne RTV Ora News, është dëshmi e gjallë se kush drejton sot Bashkinë Vau Dejës. Fallsifikatorë dhe mashtrues ordiner, të cilët në emër të shtetit abuzojnë me postet në institucionet që kanë uzurpuar, sot janë të emëruar në funksione drejtuese nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës. Partia Demokratike, prej kohësh ka denoncuar me forcë këto lloj drejtuesish, duke nisur nga Kryetari i Bashkisë dhe funksionarë të tjerë, të cilët janë të përfshirë në fallsifikime dhe abuzime me pushtetin. Partia Demokratike, Dega Vau Dejës, fton Prokurorinë, që të nisë pa humbur kohë, procedurat ligjore në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Boom” dhe të hetohet ky person, i cili sot mban funksione publike dhe paguhet nga taksapaguesit e Bashkisë Vau Dejës.

Nga ana tjetër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi me pushtetin, ndërkohë që ne do të publikojmë çdo ditë prova konkrete, sesi sot në drejtimin e Bashkisë Vau Dejës, janë fallsifikatorë dhe njerëz që kanë shkeluar haptaz ligjin. Të gjithë së bashku ti themi STOP këtij modeli, stop modelit te Rilindjes (Rama), të keqpërdorimit të posteve publike, të fondeve publike, stop shpërdorimit të detyrës, stop pabarazisë para ligjit!