Kryeministri, Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët tha se ditën e nesërme do të bëhen publike vendimet se çdo të bëhet me universitetet.
Rama, Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet
Një ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët, mbajtjen e provimeve të maturës shtetërore në qershor dhe mbylljen e këtij viti shkollor po në qershor.
Nxënësit nga klasa e parë në të 11 do të zhvillojnë mësim online deri në fund të majit