Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me propozimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për mbulimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia me shkurtimin e pagave dhe pensioneve.

Shefi i qeverisë preferoi të distancohet nga kjo ide, duke qetësuar qytetarët se për asnjë arsye pagat dhe pensionet nuk do të ulen.

Nëse këto preken, vijoi ai, do të preken vetëm për tu rritur.

Rama, Nuk ka ulje pensionesh, nuk ka ulje rrogash, nuk ka, nuk ka. Se dikush ka një ide dhe e thotë. Jetojmë në një vend ku të gjithë mund të thonë idetë e tyre.Të gjithë mund të thonë ide të caktuara por sa i përket qëndrimit zyrtar të qeverisë dhe timit kurrë asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për arsyet e stërthëna prekje të pensioneve apo pagave, përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për tu rritur dhe jo për tu ulur për asnjë arsye në botë. Është situatë e vështirë kur duhet të përballesh me transformimin e një fjale të thënë diku në një akuzë pastaj që kthehet drejtëpërdrejtë kundër qeverisë dhe kundër meje se paskemi një plan të rrezikshëm kriminal për të goditur pensionet dhe rrogat. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të mos i marrim seriozisht dhe të qeshim pak me ta.