Hasan Isufi i njohur edhe si Bardhi Isufi është personi që pasditen e djeshme qël loi me armë zjarri pistoletë 59 vjeçarin Gëzim Beci. Policia thekson se Isufi u arrestua menjëherë pas plago sjes, ndërsa armën e zjarrit e hodhi në lumin Buna për të fshehur gjurmët. Por ka qenë dëshmia e të plagosurit në spital që solli prangosjen e Isufit.

Ndërkohë që vijon kontrolli dhe priten polumbarët për të gjetur armën që 59 vjeçari hodhi në lumë. I plagos uri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital

Sshkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy personat pasi kanë debatuar me njeri tjetrin, në momentin kur Beci po largohej, Isufi qëlloi tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar një plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes, të momentit kur i plagosuri i gjakosur u transportua në spital