Italia ishte një nga vendet që u prek më shumë nga Covid-19 kjo sipas neglizhencës që treguan në fillimet e tij. Por një fakt tjetër ka dal në pah ditën e sotme.

Referuar ‘Corriere della Sera Tgcom 24 raporton se të paktën dhjetëra persona kishin marr virusin në Milano dhe rreth 600 gjithsej në rajonin e Lombardisë që sot është rajoni më i prekur nga COVID 19

Kjo është analiza më e fundit që vjen nga task-forca e shëndetësisë në rajonin e Lombardisë. Sipas tyre virusi qarkullonte mes njerëzve që në atë periudhë, por ishte ngatërruar me një grip normal sezonal.

Sipas analizës së grupit të punës që në 26 janari, që është riemëruar si Dita 0 në Milano kishte tashmë 46 raste me Covid 19 ndërsa në Lombardi kishte 543 raste.