Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, në ligjeratën e tij me besimtarët mysliamanë nëpërmjet rrjeteve sociale në prag të yftarit në muajin e Madhnueshëm të Ramazanit, ka përcjellë mesazhe të rëndësishme që lidhen me harmoninë fetare gjatë muajit të Ramazanit në Shkodër.

“Prej shenjave të mirësisë së Ramazanit dhe mirësisë dhe sakrificave të këtij muaji të madhërueshem është shfaqja e shenjave të vëllazërisë dhe unitetit mes njeri tjetrit. A ka dicka me të bukur sesa të shohësh njërëzit duke uruar njeri tjetrin. PSH kam vënë re, në Shkodër ku bashkëjetojnë në harmoni myslimanë dhe të krishtërë, vemë re se sa herë ka festa të komuniteteve myslimanët urojnë besimtarët e krishterë dhe kur myslimanët kanë festë urimet vijnë nga banorët e besimit të krishterë. E këtë e kemi vënë re tani, në harkun e dy tre javëve të fundit ku të tre komunitetet fetare kane qënë të përfshira në një atmosferë të begate me festa dhe ngajrje te shënuara në secilën prej besimeve dhe kemi parë se përhapja e frymës së harmonisë dhe vëllazërisë mes njerëzve ka qënë e dëshmuar dhe kjo është një mirësi e madhe, sepse përtej diversitetit por forca e besimit dhe elementet e perbashkët që nxisin bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellët është një mirësi e madhe dhe cdo kush që nxit harmoninë në mesin e njerezve qe e pranon fenë e tjetrit, përkatësinë e tij fetare duhet respektu dhe nderu.

Nga ana tjetër, Myftiu i Shkodrës ka vlerësuar edhe urimin e Kardinal Ernest Troshanit, i cili gjatë ditës së sotme uroi mbarë besimtarët myslimanë me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit:”Sot pamë përshëndetjen e Kardinalit i cili pavarësisht se jashtë vendit dhe jo në Shkodër por kishte nje urim të përzemert per ne per myslimanët dhe kjo është dicka për tu vlerësuar.Duhet te kuptojmë dhe vlerësojmë se muaji i Ramazanit është muaji i harmonisë dhe vëllazërisë”

https://www.facebook.com/100008293066207/videos/2733640923588983/