Disa mjekë që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se rregullat e qëndrimit në shtëpi mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin tonë sesa vet koronavirusi
Madje, Dr. Dan Erickson nga Bakersfield, Kalifornia ka bërë disa deklarata bombë që kundërshtojnë vendimet e qeverisë për masat e marra ndaj COVID 19
Deklaratat e bëra nga mjeku të përmbledhura Përgjigjja nëse duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe ti mbajmë bizneset të mbyllura është Jo . COVID 19 është në fakt jo më i rrezikshëm se gripi sezonal.
Karantina në vetvete është një rrezik për shëndetin. Mjekëve të ER po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve.
Jo për shkencën. Jo për COVID-19. Kur ata përdorin fjalën i sigurt e bëjnë për tju kontrolluar.
Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, tha të kundërtën. Sipas tij, kërkimet kombëtare tregojnë se koronavirusi është 10 herë më i rrezikshëm se gripi sezonal
Ne po i shohim pacientët. Dr Fauci nuk i ka parë pacientët prej 20 vitesh, kanë thënë mjekët rreth deklaratave të Faucit
Dr. Erickson shtoi se fakti që mjekëve po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve është për të rritur numrat dhe për ta bërë situatën të duket më keq se ç’është. Mjekët shprehen se këto përfundime janë bazuar në të dhënat dhe kërkimet e tyre