Gjykata e Fierit ka ndryshuar masën e sigu risë për dy të arre stuarit që dhunuan administratorin e një portali mbrëmjen e së shtunës.

Për efektivin e policisë së Roskovecit që tashmë është pezulluar Angjelo Bardhi gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa për shokun e tij Daniel Rista ka vendosur që ta mbyllë në shtëpi.

Report Tv solli pamjet e momentit kur dy personat futen me pranga në duar, maskë dhe duke mbuluar kokën u futën në gjykatë, e cila u ndryshoi masën në më pas dalin të shpenguar, pa pranga dhe njëri prej tyre, Rista kishte hequr maskën.

Dy personat u arrestuan ditën e shtunë, pasi i bënë pritë dhe dhunuan administratorin e një portali, Xhoel Osmënaj