Një ditë pas vrasjes së Kol Murranit dhe Preng Simonit, detaje të reja kanë dalë në dritë. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se shënjestra e kësaj prite, të ketë qenë Kol Murrani, rapsodi i njohur në Lezhë si dhe pronar i një lokali në zonë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lalm i Vjetër. Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm.

Nisur nga këto të dhëna ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit Lalm, i identifikuar si 41 vjeçari Aleksandër Përdoda, i cili mësohet se tashmë është vënë në pranga nga policia.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kri minale dhe njihet nga shumë banorë të zonës.

Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej vikt imave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të ngjarjes edhe një motor që dyshohet se i përket autorit të kri mit ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari