Policia e Lezhës ka arrestuar një person për vra sjen e dyfishtë gjatë pasdites së djeshme në Lalm të Vjetër.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për 40 vjeçarin Aleksandër Përdoda, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij. Përdoda njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.

Preng Simoni dhe Kol Murrani u gjetën pajetë pranë fshati dhe policia konfirmoi se ishin vrarë me armë zjarri.

Ekzekutimi i tyre dyshohet se ka ndodhur gjatë mesditës. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa nga të dhënat e para të policisë objektivi i atentatit duket të ketë qenë Kol Murrani.

Viktimat kishin shkuar në fshat për të parë shtëpitë e vjetra me një motor. Sipas burimeve, ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe nga plagët e marra në disa pjesë të trupit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.