Në Shkodër janë shënuar dy raste të reja me koronavirus. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se një infermierë në fshatin Prekal, banore në lagjen “Fermentin” është konfirmuar si e infektuar.
Ndërkohë rasti i dytë është vajza e gruas në lagjen “Kiras” që u konfirmua dje si pozitive. Sakaq, 29 ditën e djeshme jane bërë 29 tamponë në Shkodër, prej të cilëve 2 janë konfirmuar pozitivë.
Infermierja për momentin është mbajtur në reparin Infektiv në Shkodër dhe pritet të dërgohet për mjekim të mëtejshëm në Tiranë.
Ndërkohë, rasti tjetër, vajza është në gjendje të mirë, pasi nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes /abcnews.al