Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Lezhë, rrethanat e të cilit janë ende të paqarta.
Policia njofton se trupat e dy personave, të identifikuar si Preng Simoni e Kol Murrani, janë gjetur të pajetë në një kodër në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër. Sipas bluve, “dyshohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të ar mës së zjarrit’
Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Murrani, që mund ta shihni në foton më poshtë, njihet në Lezhë edhe si rapsod.