Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi një letër ditën e sotme të shkruar nga lideri i vendit, Kim Jong Un për presidentin afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa, duke e uruar atë për “Ditën e Lirisë”
Lajmi u raportua nga kompania mediatike “CNN”, që shtoi se nuk mund ta vërtetojë autenticitetin e letrës, ndërkohë që më parë ka informuar për konflikte të zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë në lidhje me gjendjen shëndetësore të liderit kinez në javën e shkuar.
Ndërsa spekulimet për një gjendje shëndetësore të keqe të liderit janë shtuar, ndërsa ai mungoi në ditëlindjen e gjyshit të vet më 15 prill.
Në letrën e adresuar për Ramaphosa-s, lideri koreano-verior shprehu bindjen se miqësia mes të dyja vendeve do të zgjerohej edhe më shumë e do të zhvillohej, përveçse uroi për “Ditën e Lirisë” një festë kombëtare që festohet në Afrikën e Jugut të hënën.