“Ne shpresojmë që do realizojmë një kthim në shkollë për testet”, thotë ministrja e Arsimit, Besa Shahini për “Ilva Now”

Më tej ministrja sqaroi se probabiliteti më i madh për rikthimin në shkollë, nëse do të ndodhë është muaji i parë i verës

“Nuk ka një datë fikse, por nëse do ketë do jenë në qershor. Brenda kësaj jave do mësojmë se çfarë do bëjmë. Jemi duke pritur nga task-forca nëse jemi të sigurt dhe sa është rreziku i kthimit. Kemi dorëzuar edhe një plan propozim për distancat dhe protokollin e higjienës, por presim nga task-forca”

Rikthim në shkollë mund të jetë vetëm për klasat e 9 dhe maturat. Sido që të jetë ministrja thotë s’mund t’i kthejmë të gjithë, ndërsa tha se cilindo skenar të zgjedhin do ta prezantojnë të paktën 1 muaj e gjysmë para.

“Sa i përket datave të provimeve të Lirimit dhe Maturës, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do të mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave”

A do lejohen nxënësit që duan ta përsërisin vitin?

Ministrja Shahini: Do të lejohen të gjithë që duan. Nuk është e drejtë që të kërkojmë nga nxënësit që nuk ndihen se kanë marrë mjaftueshëm informacion, që të kalojnë në vitin tjetër. Do të marrim masa që viti tjetër të fillojë duke bërë përsëritje të kirukulës që është bërë në kushte shtëpie. Kemi pasur më shumë pyetje nga pyetje të nxënësve të klasave të 1 3