Ndryshe nga shkollat para universitare, për universitetet po shihet si mundësi edhe shtyrja në afat e përfundimit të këtij viti akademik.

“Janë një grupmoshë më e rritur që mund të punojnë dhe të pavarur. Ka më shumë fleksibilitet. Ata kanë edhe orare të tjera mësimore. Do t’u japim pakëz kohë dhe do të shohim nëse do të përmirësohet situata që të kthehen në auditorë. Për ata që diplomohen do të përfundojë në kohë, ndërsa për të tjerët do të shihet nëse do të shtyhet”, tha Shahini në një intervistë për “Ilva Noë”

Këtë javë pritet të merret vendimi se kur do të rikthehen në bankat e shkollës nxënësit dhe studentët.