Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon, u shpreh moderatori.
Mirëpo kjo deklaratë e Ermalit nxiti reagimin e revoltuar të figurave publike dhe jo vetëm. Pas sulmit që iu bë, Ermali duket se nuk e ka lënë me aq dhe ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka hedhur sërish një kunjë e cila lidhet me romanet.
Shqiptarët shaji nga të duash nuk e kanë problem, ama po e shave nga romani, nuk bëhet shaka me Romanin, shkruan Ermali.