ipas njoftimit zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes civile të Qarkut Shkodër mësohet se situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut është në nivele të qëndrueshme dhe po monitorohet nga NJVKSH-të në të gjitha bashkitë.
Nga NJVKSHJ, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e mostrave të datave 24 dhe 25 prill, nga 38 mostra te derguara në ISHP, kanë ardhur pergjigje pozitive vetëm për një mostër, ndërsa të gjitha të tjerat janë negative. Në total, shkon në 104 numeri pozitiv Covid19 në qarkun Shkoder.
Jane shuar disa vatra me Covid19 në Qytetin Shkodër, në lagjet Dobrac, Guerrile, Dracin, Spitalin Rajonal, Vau-Dejës, dhe Shiroke, ndërsa konsiderohen e izoluar vatra e Velipojës.
Rastet që i kemi konsideruar sporadike, por që nuk kemi më raste me Covid-19, janë Lagja Partizani, Kosmac, Salo Halili, Bushat, në të cilat nuk ka raste të reja. Aktualisht në spitalin Covid-19 në Tiranë janë të shtruar 13 qytetar, gjëndja e tyre shëndetësore është e qendrueshme. Mbi 50% e të infektuarve me Covid19 nga 104 përsonat në total në Shkodër janë shëruar.
Në konviktin e Univeristetit “Luigj Gurakuqi” gjendja shëndetësore e 29 të akomoduarve që janë në karantinë është e mirë, vazhdon moniotorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH me asistencën e përsonelit të NJVKSH e cila është e instaluar në objekt. Njëkohesisht ruajtja fizike e tyre bëhet nga strukturat e Reparti Ushtarak 1010 Vau Dejës.