Duke filluar nga dita e hënë, do të zgjerohet fasha e lëvizjes së qytetareve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësire kohore më të gjerë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, nga dita e nesërme, do të hapet blloku i dytë i bizneseve nga ora 05:00 deri në 17:30, përfshirë këtu edhe taksitë, por duke i paralajmëruar zbatimin e protokollit, në të kundërtën do të ndëshkohen. Kujtojmë që bizneset që janë pjesë e kësaj liste të dytë duhet të aplikojnë në portalin e-albania dhe dokumenti i marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.

“Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin bizneset si më poshtë: Dyqanet e veshjeve; Të tekstileve; Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; Shërbimi Taxi Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjiena sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve” njoftoi ministrja.

27 prilli shënon ditën kur vihen në zbatim masat e reja lehtësuese edhe në ato zona ky janë klasifikuara si të gjelbërta, me risk të ulët, siç janë qarku i Dibrës, Gjirokastrës, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Edhe në këto zona, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Sa i takon makinave private të transportit, sqaron ministrja, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.