260 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit, një rënie drastike e shifrave të viktimave, ku vetëm një ditë më parë të vdekurit ishin 415

Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave në 40 ditët e fundit, një e dhënë që jep shpresa për të ardhmen.

Megjithatë, numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ishte 2324, duke e çuar në total në 197675 numrin e personave të infektuar me koronavirus në vendin fqinj.