Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nesër paradite mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmiëjt e tyre dri në 10 vjeç.
Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se deri në orën 11:00 mund të dalin lirisht për të bërë xhiro me fëmijet e tyre të gjitha nënat.
Më tej ai shton se burrat duhet të ndihmojnë me punë shtëpie dhe të gatuajnë gjatë paradites. “🟢 NESËR GRATË DHE FËMIJËT DERI NË 10 VJEÇ MUND TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 11.00
NE BURRAT PUNË SHTËPIE DHE KONTRIBUT NË GATIM MUNDËSISHT🥣🥙“ shkruan Rama.