Filmat vizatimorë nuk janë të destinuar vetën për të fëmijët. Regjizorët e këtyre filmave përcjellin nga mendja e tyre dhe krijojnë filma që tërheqin edhe të rriturit. Pasi historitë e këtyre filmave vizatimorë që shumë kush mbi të 20-at mund t’i injorojë, janë prodhime që i kanë rezistuar kohës dhe përcjellin mesazhe të vlefshme për çdo kënd.
Nuk iu ka rënë rënë rasti ndonjëherë të shikoni orët e para të ditës sapo zgjoheshit nga gjumi, ” Tomy dhe Jerry”. Me siguri po e fshihni, pasi në asnjë shtëpi shqiptare nuk është e mundur që fëmijët mos kenë parë pjesë të ndryshme të këtij filmi vizatimor, e bashkë me ta edhe të rriturit, prindërit dhe gjyshërit.
Loja e tyre mes njëri-tjetrit për të triumfuar ka tërhequr me miliarda njerëz në mbarë botën e jo vetëm ne shqiptarët.
Ndonëse fëmijët ende i ndjekin me shumë dashuri dhe kënaqësi filmat vizatimorë “Tomi&Xheri” ose “Pingu”, por tashmë me kohën ka ardhur një tjetër prodhim që është kthyer në idhull për të gjithë fëmijët. Frozen është padyshim një film që sot po ndiqet edhe nga të rriturit.
Në këtë shkrim po ju kthejmë pas në kohë duke sjellë disa nga filmat vizatimorë më të ndjekur pas viteve ‘90, të cilat sot shikohen më rrallë. Ndërkohë brezi i mëparshëm që i sheh rastësisht nëpër rrjetet sociale apo i dëgjon diku në biseda kujton me shumë dashuri atë kohë.
Tom dhe Jerry janë dy personazhet më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm. Beteja e vazhdueshme dhe sherret me humor ndërmjet këtyre personazheve ka bërë që ky film vizatimor të bëhej më i famshmi i të gjitha kohërave dhe vazhdon të jetë një ndër filmat më të dashur edhe në ditët e sotme. “Tom dhe Jerry”, nuk janë quajtur gjithmonë kështu. Për dikë është e pamundur që këto dy legjenda nuk janë quajtur prej fillimi Tom dhe Jerry, por kjo është e vërtetë. Në daljen e tyre të parë në vitin 1940 Tom quhej Jasper, ndërsa Jerry quhej Jinx. Tom dhe Jerry, ka fituar çmimin Oscar! Për një film të animuar me një mace dhe mi është mjaftë mbresëlënëse çmimi Oscar, ku shumë yje të filmave që garojnë dhe kanë konkurencë. Regjisori “Tom and Jerry”, Gene Deitch, ishte një prej regjisorëve më të mirë të filmave të animuar dhe njihet si fitues i çmimit “Oscar” Ai vdiq vetëm para pak ditësh papritur edhe pse nuk kishte shfaqur asnjë sëmundje.
E bukura dhe Bisha
E bukura dhe Bisha është një ndër filmat vizatimorë që tregon një anë tjetër të historisë së njerëzimit, dhe dashurisë për të bukurën. Bisha, që ndryshe e thërrisnin “njeri i pyllit” vuante nga hypertrichosis (qime të dendura). Ai u martua me Katerinë, vajzën e bukur dhe patën 7 fëmijë. Shkrimtarja, Gabrielle-Suzanne Barbot de Villeneuve, përshkruan historinë e vërtetë të dashurisë së Petrus Gonsalvus me Catherine. Gonsalvus, i lindur në Tenerife në 1537, u bë i njohur si “Njeriu i Pyllit”. Henry II dalloi fisnikërinë dhe mirësinë e Gonsalvus dhe donte ta ndihmonte. Mbreti nuk e dinte nëse një njeri në formën e Petrus ishte në gjendje të përmirësonte pamjen, sepse dhe ai vetë nuk mund të dallonte nëse ishte njeri apo kafshë. Kështu gruaja e mbretit Henri, Katerina e Medikëve, mori përsipër t’i gjente një bashkëshorte për të zbuluar dhe ndjekur natyrën e tij. Zgjedhja e saj e parë ishte vajza e një nëpunësi gjyqësor. Catherine e bukur dukej ideale për mbretëreshën. Pas martesës marrëdhënia që u zhvillua midis çiftit nga momenti i parë çuditi të gjithë. Catherine, u mësua menjëherë me pamjen e burrit të saj dhe e kuptoi shumë shpejt se Petrus ishte njeri dhe jo kafshë. Ato bënë 7 fëmijë sëbashku, ku katër prej të cilëve vuajtën nga hypertrichosis. Fëmijët e sëmurë iu dhanë familjeve aristokrate, gjë që mërziti çiftin, por kurrë nuk arritën të reagojnë. Të dy u vendosën në Itali. Në vitin 1618 Gonsalvus vdiq dhe Catherine mbeti vetëm. U largua nga jeta në vitin 1623 duke lënë shumë pyetje pa përgjigje për njerëzit, që shihte që ky çift në dukje i pa shkueshëm jetoi i lumtur për shumë vite. Historia e tyre pushoi së përhapuri dhe gjeneratat e ardhshme nuk e dinin ekzistencën e tyre. Shkrimtarja e shekullit të 18-të, Gabrielle-Suzanne Barbot de Villeneuve, tregoi historinë dhe i mbajti të gjallë në përjetësi. E Bukura dhe Bisha është një version i librit të Villeneuve “La Belle et la Bette” dhe është një ndër historitë më të përhapura që përshkruajnë gjetjen e mirësisë dhe fisnikërisë brenda një njeriu.
Frozen
Elsa, mbretëresha e dëborës ka një dhunti të jashtëzakonshme. Ajo mund të të krijojë akull dhe borë. Por, pavarësisht sesa e lumtur është mes njerëzve të Arendelit, Elsa nuk ndihet e plotësuar, sepse nis të dëgjojë një zë misterioz që e thërret, ajo nis udhëtimin së bashku me motrën e saj Anën, Olafin simpatik, Kristofin dhe drerin Sven, në pyje të thepisura e mahnitëse dhe dete të errëta, një aventurë që e bën të kuptojë më shumë për veten dhe të tjerët. Ndërsa në një pjesë tjetër, motra e Elsës është një optimiste e patrembur e cila niset në një udhëtim epik së bashku me njeriun e maleve Kristof dhe drerin e tij besnik Sven për të gjetur motrën e saj Elsën, fuqitë e akullta të së cilës kanë lënë mbretërinë e Arendelit në një dimër të përjetshëm. Teksa përballet me kushte të njëjta si në malin Everest, përbindësha mistikë dhe një njeri dëbore tepër gazmor të quajtur Olaf, Ana dhe Kristofi luftojnë elementet në një garë për të shpëtuar mbretërinë.
Mbreti Luan
Versioni i ri i Mbretit Luan, i publikuar për herë të parë në vitin 1994 është një ripunim me teknologjinë e fundit të grafikës dhe animacionit. I vetmi prej llojit të tij arriti të sundonte dhe të bëhej mbret para të tjerëve. Ndërkohë vitet e fundit me evoluimin e teknologjisë filmi është realizuar me teknika kinematografike avant-guarde, për t’u dhënë një dimension të ri jete personazheve të famshëm të filmit. Kjo është realizuar nga Jon Favreau. Klasiku i Disneyt është një ndër sukseset më të mëdha në historinë e filmave vizatimorë, me një fitim prej 968.8 milionë dollarësh. Kur u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë, ‘Lion King’ fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale, e cila titullohej “Can you feel the Love tonight”, kompozuar nga Elton John Dhe Tim Rice; dhe një për kolonën zanore më të mirë, të kompozuar nga Hans Zimmer. Kujtojmë se ky film ka fituar edhe dy Grammy Aëards të fituar. Albumi i kolonës zanore ka shitur më shumë se 14 milionë kopje. Në vitin 1997 versioni teatral i “Mbretit Luan” u shfaq në Broadway dhe fitoi 6 çmime ‘Toni Awards’. Mbreti Luan është vënë në skenë në të gjithë botën dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Shreku
Kur një përbindësh në ngjyrë jeshile i quajtur Shrek zbulon se këneta e tij është mbushur me të gjitha llojet e krijesave përrallore nga Zoti Farquaad , Shrek së bashku me një gomar shumë të zhurmshëm nga ana e tij, shkojnë për të bindur tek Farquaad. Në vend të kësaj, bëhet një marrëveshje. Farquaad, i cili dëshiron të bëhet Mbreti, dërgon Shrekun për të shpëtuar Princeshën Fiona, e cila është në pritje të dashurisë së saj të vërtetë në një kullë të mbrojtur nga një dragua. Por, pasi të kthehen përsëri me Fionën tashmë, fillon të bëhet e qartë se jo vetëm që Shrek, një gomar i shëmtuar, fillon të dashurohet me princeshën bukuroshe, por Fiona fsheh edhe një sekret të madh.
Zorro
Zorro është heroi i parë i maskuar. Para Batmanit, para supermenit, para ‘Wonder Women’, para të gjithëve ishte Zorro që shohin sot fëmijët. Karakteri i tij është alteregoja e një njeriu të fisshëm spanjoll, në shekullin e 19, Don Diego de la Vega, që kthehet në Kaliforni pas studimeve në Spanjë dhe zbulon se gjithçka është në duart e tiranëve të korruptuar dhe mizorë. Në momentin kur ai vendos të ndërhyjë, zgjedh të maskohet nën një maskë dhe kapelë të zezë. Kjo ishte veshja e tij, ndërkohë ai përdorte një shpatë për të lënë si shenjë një Z. Më pas në më shumë se 50 filma Zorro ka qenë heroi kryesor. Në dy prej tyre, maska e Zorros dhe legjenda e Zorros, petkat e heroit i veshi aktori spanjoll Antonio Banderas, që bashkë me Catherine Zeta Jones, i bënë filmat ndër më të pëlqyerit e hollivudit.
Zootopia
Një film që në shikim të parë tregon historinë e një lepuri të lirë në një vend të vogël që ëndërron të bëhet polic në një kryeqytet të madh. Nga ana tjetër, ky është një film që trajton në mënyrë specifike racizmin, seksizmin në vendin e punës dhe barazinë më të lartë gjinore. Problemet me të cilat ballafaqohen të rriturit në baza ditore u tregohen fëmijëve në një mënyrë që u mëson atyre se toleranca është më e fuqishme se frika e të tjerëve.
Aladini
Filmi i mirënjohur vizatimor Aladin, u shfaq për herë të parë në vitin 1992 dhe ishte një sukses i vërtetë kinematografik që tregon historinë e dy të rinjve. Ndërkohë ky film është risjellë edhe në verisione të tjera. Në vitin 2017 filmi i mirënjohur vizatimor Aladin, erdhi më një version të ri me aktorë realë, i xhiruar nga Disney me aktorë nga Lindja e Mesme, me ngjarje të zhvilluara në Bagdad të Irakut.
Piter Pan
Një djalë që nuk dinte të rritej. Ky ishte Piter Pani, që me fuqinë e tij të jashtëzakonshme dhe ndihmën e trilit, një zane në miniaturë arriti të luftonte piratët. Mesazhi kryesor i këtij filmi është se nuk duhet të humbasim fëmijërinë brenda vetes, duhet të besojmë në ëndrrat, shpresën, dëshirën, imagjinatën tonë të cilat nuk duhet t’i humbas asnjë fëmijë se për ndryshe nuk do të quhet më fëmijë. Personazhet në filmin e Piter Pan tregojnë një fëmijëri të përjetshme të cilën e ka brenda vetes çdo i rritur. Shumë prej nesh do të donim të shkonim në ishullin ASKUND për të takuar Piter Panin, Tringëllimën, Piratët dhe Indianët. Ti nuk e ke menduar ndonjëherë këtë.