Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it.

Aktorja e njohur e humorit dhe moderatorja Dembacaj herë pas here na zbulon më shumë rreth jetës së saj private dhe se si po i kalon këto ditë në karantinë së bashku me Markun.

Së fundmi ajo ka postuar një video në Instastory ku shfaqet së bashku me babain e Mark Frrokut duke pirë cigarë në verandën e shtëpisë.
Rudina e pyet vjehrrin e saj të cilin e quan bab a është vajzë e mire dhe babai i Markut i përgjigjet sigurisht me Po.

U mërzitë bab, a të dukem e mirë, a jam vajzë e mirë ? Për mua po je” ia kthen babai i Markut. Veç së nuk na lërë rëhat nëna me Markun” dëgjohet të thotë Rudina Dembacaj.