Mjekët janë fronti i parë, në luftën kundër koronavirusit. Përditë u duhet të përballen me rrezikun, ndërsa në darkë nuk mund të përqafojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre


Në Shqipëri një mjek epidemiolog paguhet nga 57 mijë lekë të reja në muaj neto ose 6 milionë e 800 mijë lekë të vjetra në vit

Në Kosovë paga mujore për një epidemiolog shkon rreth 600 euro dhe në Maqedoninë e Veriut 585 euro

Në vitin 2020, paga mesatare e një epidemiologu në SHBA është 96 mijë dollarë bruto në vit. Në Gjermani varion nga 65 mijë euro deri në 84 mijë euro në vit