Në javët në vijim do të lejohet hapja me orar e makinave private që mund të shkojnë në qytet më pak të prekura nga COVID19. Lajmin e bëri të ditur kryeministrit Edi Rama, gjatë një dalje për mediat.

“Lëvizja me automjet privat, jo për punë do të lirohet kur të jetë më e sigurt, do ta kemi të lirë për një fashë të caktuar në ato zona ku do të pilotojmë një hapje më të madhe, për të parë a do të rritet vala dhe si do të rritet. Në momentin që dalim ne ekspozohemi, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, më të ndërgjegjshëm se kjo punë nuk bëhet me ushtri dhe polici” tha Rama.

Ndërkohë, teksoi kafenet, baret, restorantet nuk do të hapen ende.

“E gjithë ekspertizat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve, restiranteve dhe kafeve se janë një vatër e infeksionit, por duhet durim” tha Rama.