Nga java e ardhshme në disa qytete të vendit që nuk ka të prekur me koronavirus do të nisë lehtësimi i lëvizjes. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot qytetet që do të përfitojnë nga vendim i ri i lëvizjes. Por edhe në këto qytete që përfitojnë do të ketë rregullave, ku pensionistët do të kenë një fashë orare ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Tani jeni bërë të gjithë ekspertë testesh, në vend që të dëgjoni vetëm ekspertët që kanë mandat institucional, dhe jo ata që nuk mbajnë përgjegjësi. Ne nga fillimi i javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësirë. Po kështu i Dibrës i gjithi.

Po kështu bashkia e Divjakës, sikur edhe Saranda Konispoli dhe Himara me lëvizje të ndërmjetme. Po kështu zonat Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd. Do të bëjmë me dije rregullat që do të funksionojnë në këto zona. Lëvizja fshat qytet dhe dalja me këmbë të jetë shumë më e relaksuar dhe pensionistët të dalin në një fashë në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Dhe pastaj pensionistët në shtëpi, të tjerët të dalin. Prindërit me fëmijë deri në 10-vjeç, jo grumbullime e parqe dhe më shumë se dy veta” tha Rama.