Kryeministri Edi Rama ashtu siç bëri me dije gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka përcaktuar edhe rregullat e reja të lëvizjes në qytete ku do të ketë lehtësim të masave.

Rama i ka cilësuar zona të gjelbëra qarkun e Dibrës, Gjirokastër, Pogradec, Prrenjas, Librazhd, zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq, Bashkia Divjakë, të cilat duke filluar nga 27 prilli do të kenë lehtësi në lëvizje.

Në këto zona Rama shkruan se automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 17.30 me rregullin se duhen vetëm dy persona në makinë, duke përjashtuar pensionistët.

JA ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN

Qarku Dibër Qarku Gjirokastër Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq Bashkia Divjakë

NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30 POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!

NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE

PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA

NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.

KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE

NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME?

Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv