Shkodra regjistroi një rast të ri me Covid19 këtë të premte.
Bëhet fjalë për një grua nga Kosmaçi e cila kishte shkuar dje për një vizitë në repartin e Infektivit në Shkodër, ku edhe ka marrë virusin.
Në total në Shkodër janë bërë 22 teste.Spitali i Shkodrës vijon të jetë vatër infektimi, me 1 mjek dhe 6 infermierë të infektuar.
Në total Shkodra ka 103 raste infeksioni.