“Shqiptarët për shqiptarët” transmetuan historinë e familjes Omeri në fshatin Stroskë. Tre fëmijë jetimë jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe detyrohet të mbledhin kërmijë për të shuar urinë.
Zgjohen herët në mëngjes, në orën 05.00 dhe mbledhin kërmijë nëpër ferra e pyje përtë siguruar pak qindarka. Ato pak para i bashkojnë për të blerë thesin e miellit. Ushqimet e tjera janë luks për këtë familje që bashkëjeton me fatin e keq.
Historinë na i rrëfën Kristina, vogëlushja është vetëm 8 vjeç. Sakrifica e saj bashkë me motrën Elizabetën dhe vëllain është e paimagjinueshme. Barra që mbajnë mbi super është e madhe.
Supet e vogëlushëve nuk mund ti mbajnë kaq halle sa u kanë rënë. Cdo ditë është mbijetesë për ta. Pa shkolle ata rendin me qese në duar për të gjetur kërmij. Sa më shumë mbledhin gjatë ditës, aq më shumë ushqim përkthehet për ta. “Po mbledh kërmij, që t’i shesim dhe të blejmë ushqime. Sot nuk gjeta fare, se s’ka rënë shi. Sot pak kam mbledhur” shprehet vogëlushi Klaudio.
Babai i fëmijëve ka ndërruar jetë duke i lënë pa asnjë të ardhur dhe në mëshirë të fatit. Motra e madhe Elzabeta vetëm 12 vjec tregon sesi zgjohen herët në mëngjes për të siguruar bukën e gojës. Dy motrat dhe vëllai i vogël në ditët me fat kur bie shi arrijnë të mbledhin deri në 20 kg kërmij. Në ditët e këqija vetëm 10 copë kërmij. Punojnë në shi, në diellin përvëlues, para se të shkojnë në shkollë dhe pasi përfundojnë mësimin sërish dalin për të mbledhur kërmij. Një kilogram kërmij e shesin vetëm 60 lekë të vjetra.
“Unë jam Elisabeta Omeri. Jam 12 vjec. Ngrihem që në orën 5 të mëngjesit me motrën për kërmij se nuk kemi se me cfarë të hamë një cikë bukë. Ngrihemi në orën 5. Vijmë për kërmilla.Po lagen nëpër arë na bëhen rrobat bëhen qull, çfarë të bëj?.. Gjejmë 20 kg bashkë me motrën. Nuk e di se imagjinoj fare. Nuk kemi Ç’bëjmë se kur kishim babin sa për ne punonte. Por ne e dinim që ai punonte në Greqi, por ai ishte i sëmurë në spital.Kur kemi pushime rrimë deri në orën 10 dhe i mbushim qeset plotë. Kur kemi shkollë ikim në orën 5 dhe kthehemi në orën 7.30 dhe shkojmë në 8 në shkollë.Vijmë mbledhim që të blejmë thesin e miellit, ushqimet cdo ditë. Vijmë mbledhim për ditë. Të tjerët mbledhin më shumë se ne. Të tjerët mbledhin më shumë se ne. Nganjëherë mbledhim pak më shumë për të blerë ushqime.Babin e kishim shumë punëtor. Punonte shumë për ne dhe tani s’ka kush të na ndihmojë.
Dalin ndonjëherë më bërtasin që mos shkel jonxhën, mos shkel mentrat. Mami del andej matanë. Ne këtej. Kemi frikë nga qentë se janë zgjiidhur. Na i marrin me 60 lekë kilogramin. Jemi bërë telef, lagemi. Vritemi, pritemi, cahemi nëpër ferra. Kur bie shi mbledhim mjaft 15-20 kg. Kur nuk ka shi shkojmë në shtëpi edhe me 10 copë.
Kërkojmë dhe nuk na i rrisin. Pastaj do mbledhim lule. Dhe këto me 400 e 500 lekë.Mami ka mbledhur dëllënja. Ne mbledhim kërminj. Më përpara kemi pasur babin. Babin e kemi pasur shumë punëtor. Nuk duam tja humbasim amanetin”,-shprehet Elizabeta mes ngashërimave
https://youtu.be/wdctUX90zYI