“Nga këshillimet me Komitetin Teknik…”Kjo fjali përsëritet përditë nga kryeministri Edi Rama. Në fakt thotë gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ajo që shefi qeverisë nuk e ka thënë asnjëherë është se në këto kohë pandemie është duke u këshilltar shpesh edhe me një ndërkombëtar.

Ai nuk është një emër i panjohur apo një këshilltarë misterioz.

Bëhet fjalë për të afirmuarin tashmë në këshillimin e qeverisë shqiptare ish drejtorin e komunikimit të Tony Blair, të famshmin e medias britanike ALASTAIR CAMPBELL.

Vetë zoti Campbell përmes një shkrimi ka zbuluar 20 gjërat që i mungojnë në kohë karantine me Covid19.

Në këtë listë në vend të 9ntë ai rendit edhe mungesën e Shqipërisë.

“Shqipëria zë vendin e saj për tu përmendur gjithashtu. Unë shkoj atje shpesh për vetë punën që bëj

kryeministrin Edi Rama” thotë Campbell.

Ai zbulon edhe rrolin këshillues që ka pasur për Edi Ramën këto ditë kur thotë:

“Ne kemi qenë në kontakt, jo vetëm për observimin që ai bën situatës dhe strategjisë me Covid në Angli por nuk është sikur të jesh ballë për ballë. Shqipëria përdori një mbyllje të fortë totale që në fillim duke pasur 23 të vdekur dhe ka çuar disa mjekë

për të ndihmuar Italinë”.

Krahas mungesës së komunikimit ballë për ballë me Edi Ramën, ALASTAIR CAMPBELL i mungon edhe një tjetër shqiptarë por jo nga sfera politike pasi kryeministri i del dhe i tepron.

Bëhet fjalë për berberhanen me emrin Palushi në rrugën Malden Road të Londrës.

Me kaq dashuri sa ALASTAIR CAMPBELL flet për Shqipërinë me gjasë s’do të jetë e largët dit kur ai të shpërngulet nga Anglia për të jetuar në Shqipëri.

Top Channel