Ditën e sotme 21 fasoneri janë mbyllur në Krujë, pas rasteve të shtuara me Covid 19. Por pavarësisght urdhërit që ishte dhënë ka ende shkelje që janë gjobitur nga ana e efektivëve të policisë në këtë qytet.

Strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.